Flash News

KRYESORE

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olipike

Rusia përjashtohet nga Lojërat Olipike

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka përjashtuar Rusinë nga Lojrat Olipike Dimërore që do të mbahen në shkurt të vitit të ardhshëm. Vendimi është marrë pas një hetimi për përdorimin e dopingut nga sportistët rus në lojrat e 2014-s, të mbajtura në Soçi të Rusisë.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Komitetit, Tomas Bah, në Lozanë të Zvicrës. Bordi drejtues ka arritur në këtë vendim pasi lexoi rekomandimet e hetimit 17 mujor.

Vendimi përjashton Komitetin Olimpik të Rusisë, por për çdo atlet rus që provon se është i pastër ka një mundësi, ata do të mund të garojnë nën stemën e një flamuri neutral.

Rusia ishte e përjashtuar edhe në Botërorin e Peshëngritjes që u mbajt këto ditë në Anhreim të SHBA.

Të fundit