Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Sa dramatike është situata aktuale? Artan Fuga: Sistemi nuk funksionon!
Akademiku Artan Fuga, i ftuar në emisionin Tempora në Ora News, është shprehur përballë gazetares Sonila Meço se situata është dramatike pasi sistemi nuk funksionon.
“Situata është dramatike sepse është momenti kur sistemi tregon faktikisht që nuk funksionon. Nëse ne nuk bëjmë reformat që duhet, do të jemi përballë tronditjeve të njëpasnjëshme”, u shpreh Fuga.
Sipas Fugës, krizën e përgatisin momentet e mira. “Kriza në farat e saj që nuk duket, dhe e shohin ata që e studiojnë, dhe krizën në momentin që shpërthen", u shpreh Fuga.
Më tej ai tha se sistem ka qenë dhe është demokraci e opinionit dhe asnjëherë nuk ka qenë demokraci pjesëmarrëse.