Flash News

KRYESORE

Sa e vlerësuar ndihet Duma nga PD dhe Basha?

Deputetja Grida Duma nuk i ka shpëtuar pyetjeve pikante të gazetares Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë”.

Pasi foli për protestën e opozitës, Duma u pyet dhe se sa e vlerësuar ndihet nga PD dhe nga kryetari i kësaj partie Lulzim Basha.

“Nuk mendoj se duhet t'i kthej përgjigje. Unë mendoj se duhet të kemi një qartësi në atë që bën. Unë mendoj se nëse ke integritet dhe nuk servilosesh, prodhon atë që ke nevojë, vlerësohesh. Ndihem jashtëzakonisht e vlerësuara sa i përket PD-së, ndërsa sa i përket individëve vjen si pasojë e lojalitetit”, u shpreh ndër të tjera Duma.

Ndërsa e pyetur se çfarë note do i jepte PD-së, Duma u përgjigij shkurt, “nota e PD-së do jetë gjithmonë maksimalja”.

Të fundit