Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragan Janjiç / Demostat
Serbia (së paku në këtë fazë) nuk do ta njohë zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur me të cilin do të vendosë marrëdhënie të rregullta diplomatike, por do të jetë e detyruar të bëjë disa hapa drejt respektimit faktik të pavarësisë.
Nëse këta hapa do të jenë miratim i heshtur i një karrikeje në Kombet e Bashkuara, të kombinuara me një set masash të tjera, si ndriçimi i fatit të të zhdukruve dhe arranxhimeve ekonomike apo ndonjë zgjidhje tjetër, kjo më shumë do ta varet nga rrethanat ndërkombëtare sesa nga vullneti i Beogradit dhe Prishtinës, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në pozicione të papajtueshme. Karrigia në OKB për Kosovën pra, nuk varet nga Beogradi por nga fuqitë drejtuese botërore dhe interesat e tyre për t’u rregulluar mes vedi.
Nxitim ndoshta edhe nuk do të ketë, por kjo nuk do të thotë se do të ketë pritje kohëgjatë që Serbia, pa pasoja serioze për ekonominë dhe pozitën e saj ndërkombëtare, do të mund t’i kthehet strategjisë së “konfliktit të ngrirë“. Nga ana tjetër, këtë strategji këtë vit, Vuçiçi (sëpaku verbalisht) e ka hedhur poshtë, ndoshta duke vlerësuar se ajo do të jetë e papranueshme për aktorët kryesorë në skenën ndërkombëtare. Edhe me pandeminë e koronavirusit edhe me krizën e ardhshme ekonomike, bota do të ecë përpara, me shpresën se një thyerje globale që mund të shpinte në kaos dhe konflikte nuk i shkon për shtat askujt. Kriza kosovare është vetëm një pjesë e problemeve planetare, të cilën, sëpaku nga qëndrimi i Brukselit dhe Uashigntonit, është më mirë ta zgjidhin sa më parë.
Kur mblidhen të gjithë këto, Vuçiçi nuk është në disharmoni me botën dhe lëvizjet botërore, por me opinionin publik vendas i cili, në një pjesë të madhe, në sajë të veprimtarisë personale të tij dhe të partisë kryetar i së cilës vazhdon te jetë, e shqyrton në mënyrë të thjeshtëzuar, duke i’u përmbajtur parullës „Kosova është Serbi“. Është krijuar përshtypja se një pjesë e mirë e opozitës përpiqet të shfrytëzojë këtë parullë dhe të besojë se vërtetë Vuçiçi do të rrëzohet pikërisht me çështjen e Kosovës. Por, ky besim deri diku i gënjeshtërt, dhe këmbëngulja te qëndrimi se pushteti po “tradhëton Kosovën“ e forcon akoma më shumë pozitën e Vuçiçit në skenën ndërkombëtare, ku ai ende konsiderohet si një politikan i aftë dhe i gatshëm për të mbyllur plotësisht “faqen kosovare“.
Në këto rrethana Serbia do të duhet të shqyrtojë se çfarë çmimi do të duhej të paguante nëse mbetet në qëndrimin për Kosovën si pjesë integrale dhe e patjetërsueshme e territorit të saj dhe nëse është vërtetë e gatshme ta paguajë këtë çmim. Gjithsesi, një prej parametrave do të duhet të ishte edhe gjendja në vendet përreth, ose më mirë të themi përparimi i tyre në planin ekonomik dhe pozita e tyre ndërkombëtare. Përkundër kësaj, janë të ngurta qëndrimet nacionaliste, sipas të cilëve, nuk duhet lëshuar pé, me pritmërinë se situata do të përmirësohet dhe se do të vinë kohë më të favorshme.
Megjithatë, problemi është se brenda shoqërisë serbe nuk ka një dialog serioz për këtë temë dhe se gjithçka reduktohet në formën e fushatave boshe.
Bota
Ruajtja afatgjatë e politikës së tanishme të Serbisë ndaj Kosovës ështe e mundur, por marrëdhëniet në rajon dhe kuadri ndërkombëtar për vënien në jetë të një qëndrimi të këtillë vazhdojnë të jenë të pafavorshëm. Rezultatet e zgjidhjeve në Amerikë mund te sjellin ndryshime eventuale në detaje, por jo ndryshime në strategjinë amerikane, ndërsa Rusia ka probleme më të mëdha dhe më të rëndësishme sesa Kosova dhe gjithsesi ajo ndjek interesat e saj dhe jo ato serbe. Për hir të së vërtetës, Moska nuk ka arsye përse të mos e mbështesë një qeveri serbe që i kundërvihet fuqishëm Perëndimit, por gjithashtu nuk ka arsye të hyjë në konflikte më të thella dhe më serioze me Perëndimin për hatër të Serbisë apo Kosovës.
Përpjekjet e përkohëshme që Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina, ose Republika Srpska (RS), të shqyrtohen si “enë komunikuese“ mund të sjellë më shumë dëme sesa përfitime. Në mënyrë të paevitueshme këto qëndrime nga të gjithë në rajon (përveç Serbisë dhe RS) konsiderohen si përpjekje për ndryshimin e kufijve dhe të ekuilibrit të vendosur pas luftërave të viteve nëntëdhjetë. Për këtë ka rëndësi të mbahet mirë parasysh se fuqitë udhëheqëse botërore, e këtu bën pjesë edhe Rusia, ka kohë që kanë dhënë miratimin e tyre për zgjidhjen që është në fuqi në rajon, dhe është naive të pritet që tani, për hir të interesave të Serbisë, të ndryshojnë qëndrimin. Procesi për të cilin bëhet fjalë nuk do të ndryshojë dhe as ka për të ndryshuar në mënyrë të befasishme, gjë që nuk është lajm i mirë për vendet e rajonit që adoptohen ngadalë me ndryshimet.
Pikërisht tani është duke u zhvilluar harmonizimi i politikës me ekulibrin e forcave në rajon, ndërtimi i të cilit filloi me konfliktet e viteve nëntëdhjetë, e tani është duke hyrë në fazën përmbyllëse. Mali i Zi tashmë është në NATO dhe po harmonizon politikën e tij me këmbënguljen për të hyrë në BE, Kroacia ka kohë që ka hyrë në NATO dhe në BE dhe tani po kryen hapa konkrete për trajtimin më të mirë të pjestarëve të pakicës serbe në vendin e saj, më ngadalë lëvizin Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina (BH). Serbinë e ngadalësojnë marrëdhëniet e pazgjidhura me Kosovën, ndërsa BH është e ngarkuar me raportet brenda shtetit dyentitetësh.
Gjasat
Zhvillimi i mëtejshëm i situatës në lidhje me Kosovën në masën më të madhe do të varet nga ajo sesa nxiton Perëndimi ta zgjidhë këtë problem dhe të vazhdojë ndërtimin e një ekulibri të ri në rajon të cilin e ka projektuar sipas masës së interesave të tij. Diçka më shumë në lidhje me këtë problem do të jetë e mundur të dihet pas zgjedhjeve amerikane dhe ndërtimit të administratës së re, por kjo jo për shkak të korrektimit eventual të strategjisë amerikane, por thjesht për atë se administrata e tanishme në fund të mandatit të saj nuk kishte nevojë për të ndërmarrë ndonjëfarë hapash radikalë. Kushdo që të fitojë në zgjedhjet amerikane do të bisedojë përsëri me Rusinë dhe me fuqitë e tjera botërore, e këto bisedime ndoshta do të përfshijnë edhe Ballkanin.
Në këto rrethana pushtetit serb nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të përgatisë terrenin për të marrë vendime të vështira dhe këtë ta bëjë në një mënyrë tashmë të provuar, nëpërmjet një fushate të vështirë. Duke u frikësuar nga akuza për “tradhti ndaj Kosovës” pushteti shpall fashistë të gjithë ata që vënë në dyshim politikën e tij. Kjo, në sajë të kontrollit në media dhe opinionin publik, ngjit në mënyrë solide te shumica e zgjedhësve. Njëkohësisht është duke u bërë edhe margjinalizimi i instrumentave të shtetit ligjor dhe forcimi i mënyrës autokratike të qeverisjes. Prej këtu del se Serbia, mbylljen e pritshme të “faqes kosovare”, po e paguan me asgjësimin e trashëgimisë së shtetit qytetar në krijimin e të cilit po punohet prej 200 vitesh me sukses të ndryshueshëm.
Presidenti Vuçiç është gjithsesi i vetëdijshëm për rrethanat ndërkombëtare dhe e kupton nuk është e mundur të sigurojë mbijetesën e Serbisë si një lloj “ishulli të shkretë” të rrethuar me antarë të NATO-s, ndërsa mbështetjen te Rusia nuk e ka të mundur. Në lidhje me këtë duhen nënvizuar edhe akuzat kundër Rusisë për nxitjen e demonstratave antiqeveritare në qendër të Beogradit. Me këtë lëvizje Vuçiçi i bëri me dije Uashingtonit dhe Brukselit se ai gjithsesi nuk është “njeri i rusëve”, ndërsa Rusisë i dërgoi mesazhin se është ai që kontrollon gjendjen në vend dhe se do të reagojë ashpër në rast të “përzierjes nga jashtë”, aq më shumë nëse kjo do të ketë lidhje, qoftë edhe indirekte, me përpjekjet për ndryshimin e pushtetit në Serbi.
Njëkohësisht janë ftohur edhe marrëdhnëiet mes Partisë përparimtare të Serbisë (SPS-kryetar Vuçiç) dhe partnerit më të rëndësishëm të koalicionit Partisë Socialiste të Serbisë (PSS-kryetar Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm), dhe ka shenja se kjo parti (PSS) mund të hidhet jashtë bllokut qeverisës. Meqenëse PSS historikisht njihet si mbështetëse e rëndësishme e Rusisë një Serbi (dhe me këtë edhe në rajon), edhe kjo ngjarje duhet shqyrtuar në prizmin e marrëdhënieve serbo-ruse. Fakti që PSS i ka pranuar kritikat e SPS-së praktikisht pa kurrfarë rezistence mund të interpretohet edhe si sinjal se Moska vlerëson se ashpërsimi i kursit ndaj presidentit serb në këtë moment nuk është me dobi.
Hedhja tërësisht jashtë e PSS-së nga blloku qeveritar do të ishte një lëvizje e ashpër që do të ndreqte marrëdhëniet me Perëndimin, por ndoshta do të shkaktojë reagim të ashpër nga ana e Kremlinit.
Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38