Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Stefan Çapaliku
Sot takova njërin në rrugë. Ç’kemi, më pyeti. Mirë, i thashë, ja, sapo kam botuar dy libra. Ashtu, vazhdoi ai, por çfarë ke bërë ndonjë send? Pasoi një heshtje bukur e gjatë derisa i thashë: hiç. Ai pastaj u largua i qetë.
Pyetja sa fiton një shkrimtar, për ta shmangë absurdin që ka në thelb, është më mirë të ndërrohet e të marrë formën: “Çfarë fiton një shkrimtar? Një shkrimtar një Shqipërinë postkomuniste nuk fiton asgjë. Ai thjesht fiton pak vëmendje, por më shumë thashetheme rreth vetes.
Vjet i dhashë dikujt vëllimin e parë të romanit tim “Secili çmendet simbas mënyrës së vet“ dhe kur them “ia dhashë” duhet kuptuar “ia fala”. Dhe e bukura është se shkova vetë te ai, me këmbët e mia, me shpresë se gjeta dikë të interesuar për veprën time. Prita më shumë se një muaj të merrja ndonjë efekt receptimi. Asgjë. Atëhere, duke shkelur mbi sedrën time, i nisa një mesazh. Përgjigja ishte se e kishte filluar librin, por e kishte çuar deri në gjysëm. (O Zot. Më erdhi turp nga vetja. Sesi m’u duk libri im. Si të qe një kazan me groshë që i jepet me zor një të sëmuri me ulçer). Por ai mbante shpresë se do mund ta lexonte gjysmën tjetër gjatë muajit të ardhshëm, gjë që nuk ndodhi gjer më tani. Pra rezulton se më shumë i duhet atij ta lexojë se mua që ta shkruaj.
Atëhere mendova, se në këtë kohë pandemie, mos i kishte ardhur koha botimit të një libri me barcaleta. E dija mirë se ishte shumë e vështirë t’i shkruaje, por e dija edhe më mirë se do bëja “sevap” me njerëzit e tashëm, që të mund t’ia vë buzën në gaz. Dhe i hyra punës më me seriozitet se ç’mund të hyhet për një tragjedi. Arrita të seleksionoj 150 copë, që m’u duken më të bukurat, më origjinalet dhe më shqiptaret dhe botova “Një antologji e vogël e jetës”.
Dhe a e dini se mbas dy muajsh prej daljes në qarkullim, botuesi im më thotë se janë shitur veçse 50 copë. E pra romani nuk shkon se është serioz, dramat jo që jo se s’janë për lexim, po as barcaletat?! Një libërth që kushton veçse 500 lek, sa dy birra, nuk ecën që nuk ecën. Diçka do ketë këtu që nuk shkon. Dhe atëhere detyrohem t’ia përsëris vetes: Po ti nuk ke ndonjë kontratë me askënd në këtë botë që të të detyrojë të shkruash. Nuk je i komisionuar nga asnjë botues apo teatër i kësaj bote që të shkruash. Nuk ke marrë prej askuj asnjë paradhënie apo kapar që të nisësh të shkruash. Po ç’m..in ke atëherë?!
Por pyetja e vënë në krye mund të bëhet edhe në të kundërtën e vet, pra “Çfarë humbet një shkrimtar?”
Michel Houllebecq ia thotë qartë shkrimtarëve se “shoqëria ku jetoni ka qëllim t’ju shkatërrojë. Arma që ajo përdor është indiferenca.”
Mirëpo ne vazhdojmë të besojmë se Arti dhe Qyteti janë vendbanime relativisht të mëdha, të dendura dhe të përhershme të njerëzve shoqërisht heterogjenë. Dhe pafajësisht bëjmë sikur nuk e dimë se edhe Arti edhe Qyteti mund të shkatërrohen. E dimë mirë se ajo që i shkatërron është vetëm ideja e varfër dhe e mjerë e të ashtuquajturit “efikasitet ekonomik”. Sepse s’ka dyshim që një copë park në qendër të një lagjeje apo një libër mbi një stol të tij nuk kanë “efikasitet ekonomik”.
Kolegë të mi, bashudhëtarë, po pësojnë të njëjtin fat. Ridvan Dibra përshembull ka botuar 15 romane deri më tash. Sipas një logjike ai duhej të ishte i pasur. Virion Graçi gjithashtu dhe të tjerë që s’po i japim me emër.
Dhe kjo ndodh sepse qyteti ka përherë e më pak nevojë për ta, për ne. Qyteti ka vendosur në heshtje dhe pa votime që të vdesë. Dhe një qytet vdes sa herë që tentohet të ngadalësohen apo nëpërkëmben proceset kulturore e artistike. Me vdekjen e artit dhe kulturës, qytetit i ndërpriten lidhjet logjike, të përkohshme dhe hapësinore mes njerëzve, midis njerëzve dhe gjërave. Prej atij momenti komuniteti nuk është më në gjendje të ushqehet vetë dhe e mira kryesore e tij, hapësira e përbashkët dhe arti si i tillë, nis e humbet kuptimin e vet deri në asgjësim.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38