Sa i kushton Apple për të bërë një Iphone që shitet në treg me çmim marramendës

Dalja në treg e modele të fundit të Iphone është kthyer në një event sot për shoqërinë. Gjithmonë e më elegant, me aplikacione të reja, kamera HD dhe i lehtë ‘pupël’, celularët e kompanisë Apple dalin në treg me çmimin e një makine të përdorur.

Por sa i kushton Apple-it për të bërë  një Iphone?

Sipas një analize të fundit nga TechInsights dhe NBC Neës, ekrani 6.5 inç në iPhone 11 Pro Max është mjaft tërheqës, por çmimi i tij është afërsisht 66,50 dollarë. (A nuk po i zëvendëson iPhone ekranet e celularëve me më shumë se kaq?)

Në brendësi të telefonit, moduli i baterisë është pjesa tjetër më e dukshme dhe nuk është aspak një ëhopper. Bateria Samsung brenda iPhone 11 Pro Max kushton rreth 10,50 dollarë, thotë faqja.

Pastaj është moduli i trefishtë i kamerave, i cili ju lejon të bëni foto të mrekullueshme. Për të treja bashkë Apple paguan rreth 73,50 dollarë. Pjesa tjetër e telefonit – një procesor, modem dhe memorie, si dhe bordet e qarkut kushtojnë rreth 159 dollarë. Ndërsa shumëllojshmëria e sensorëve, telave, PCB-ve, etj., shkojnë rreth 181 dollarë.

Kostoja totale e një Iphone shkon rreth 490,50 dollarë, tha TechInsights. Kjo është në thelb më pak se kostoja e shitjes me pakicë e pajisjes.