Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Sa ka ndryshuar Meghan Markle pasi u bë Dukeshë; flet mikja e saj e ngushtë, Priyanka Chopra
Edhe pse pas mungesës së Markle në dasmën e mikeshës së saj të ngushtë, Priyankës, u përfol për një krisje në marrëdhënien e tyre, mesa duket gjërat nuk janë kështu.
Së fundmi, në një intervistë për "The Sunday Times", aktorja indiane foli për shoqërinë me Dukeshën e Sussex.
“E bukura e Meg është se ka qenë vetvetja gjithë këtë kohë. Shumë njerëz e njohën pasi filloi të dilte me Harry-n, por unë e kam njohur më parë dhe ajo është e njëjta. Edhe tani ajo flet për të njëjtat gjëra si dikur. Ne kalonim orë duke folur për ndryshimin që ndikimi dhe dialogu mund të bëjnë në këtë botë. Kështu që, ajo që shihni tani është 100% Meghan. Ajo ka qenë gjithmonë vajza që donte të bënte ndryshimin”, -është shprehur Priyanka për "The Sunday Times".