Flash News

KRYESORE

Sa kulla të tjera do të ndërtohen në Tiranë?/ Përgjigjet Arbi Mazniku

Sa kulla të tjera do të ndërtohen në Tiranë?/

Nënkryetari i Bashkisë, Arbi Mazniku ka deklaruar se në qytet do të ndërtohen edhe disa kulla të tjera. I ftuar në emisionin ‘Tonight’, ai nuk tha numrin e saktë, po konfirmoi se disa do të jënë të larta dhe disa të tjera të ulta.

Sot në mund të flasim për dy ndërtime që kanë tashmë një leje në Këshillin Kombëtar të Territorit, njëra është ndërtimi i një hoteli pas Hotel Tiranës dhe tjetri është një projekt në pikën ku ndërlidhet midis Rrugës së Durrësit dhe Rrugës së Kavajës. Janë edhe disa ndërtime që nuk janë të larta prapa Bashkisë që janë më të ulëta të gjitha se sa Plaza”, ka thënë Mazniku.

Nga ana tjetër, Mazniku pohoi se Teatri i ri Kombëtarë do të jetë pa kullë, por nuk hodhi poshtë zërat që thonë se teatri do të jetë i rrethuar me ndërtesa të larta.

Të fundit