Flash News

KRYESORE

Sa kushtoi Kongresi dhe mitingu i PS? Ish-deputeti publikon shifrën e majme

Dje, u mbajtën dy evente të rëndësishme të Partisë Socialiste, Kongresi dhe mitingu në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë.

Duket se qeveria nuk është kursyer për shpenzimet e eventeve të tilla, pavarësisht problemeve ekonomike ku ndodhet vendi.

Gent Strazimiri nga radhët e PD ka publikuar shifrën e majme, sipas të cilit janë shpenzuar për organizimet e djeshme.

“Vetëm kostoja e ditës së sotme, ditës së parë "elektorale" të partisë-shtet në shtetin më të varfër të Evropës, sipas profesionistëve të eventeve është jo më pak se 1.5 milionë euro!

KOSTO, pa fitimin!

Vetëm sot, partia-shtet ka shpenzuar sa 31.250 paga të ndihmës sociale, apo sa i gjithë buxheti vjetor i Spitalit më të ngarkuar të Shqipërisë...

NË VETËM 1 DITË ... "elektorale" ...

"Standard" të ëmbël...pafshi në ëndërr "zgjedhje" pasanikësh!!!”, shkruan Strazimiri në rrjetet sociale.

Të fundit