Flash News

KRYESORE

Sa kushtojnë biletat e këngëtarit Maluma për koncertin e tij në Tiranë

Sa kushtojnë biletat e këngëtarit Maluma për koncertin e tij

Këngëtari kolumbian, Maluma, shumë i adhuruar nga fansa në të gjithë botën, do të jetë në Tiranë me një koncert të tijin. Ky koncert është pjesë e turneut te tij botëror  "11:11".

Me 14 mars ai do të mbajë koncertin në sheshin "Skënderbej". Biletat për të parë nga afër këngëtarin kanë dalë online dhe kushtojnë 4500 lekë (38 euro) për zonën Cherry, e cila ndodhet më afër skenës, dhe 3000 lekë (25 euro) për zonën Mimosa.

Për të blerë biletat mund të klikoni në këtë link. E ndërsa nëse doni një foto me Malumën apo suvenir zyrtar prej tij, klikoni "Meet&Greet" dhe çmimi për këtë është i njëjtë për të gjitha qytetet ku ai do të zhvillojë turin botëror, 370 dollarë ose afërsisht 40,000 lekë.

Të fundit