Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Sa kushtojnë ekspozitat e kryeministrit? Galeria në Gjermani i del ‘garant’ Ramës pas lajmit të Politiko.al
Brenda dy muajve, kryeministri Rama çeli dy ekspozita në Gjermani. E para ishte më 25 nëntor, në qytetin verior të Rostokut, ku shfaqi mbi 50 skica dhe shtatë skulptura.
E dyta u çel më 26 Janar në Berlin, ku përfshihen një serë vizatimesh të reja, të krijuara nën dokumentet e punës, shënime të një dite normale në zyrë ose të krijuara nxitimthi gjatë një telefonate, ose një takimi zyrtar, si dhe skulptura qeramike.
Në mungesë të informacioneve transparente, asokohe Politiko.al pati kontaktuar drejtorin e galerisë në Rostok, Uve Neuman, i cili tregoi se kostoja e ekspozitës ishte me pesë-shifra, që u pagua nga pala shqiptare.
Drejtori i galerisë në Gjermani: Buxheti për ekspozitën e Ramës ishte me 5 shifra
“Çdo projekt ekspozimi ka një buxhet fiks, i cili nuk duhet të tejkalohet. Një shumë pesë-shifrore ishte në dispozicion për këtë projekt. Këtu përfshihen kostot e prodhimit, e udhëtimit dhe akomodimit si dhe zbatimi grafik dhe aplikimi i medias”, sqaroi Neuman duke konfirmuar se ekspozimi kushtoi nga 10-99 mijë euro.
Në të njëjtën mënyrë, ne kontaktuam edhe galerine Carlier/Gebauer në Berlin, por drejtuesi Ulrich Gebauer iu shmang një përgjigje konkrete, pa harruar të vlerësojë lart figurën e kryemininistrit shqiptar, të cilin në një moment e quan edhe president të vendit.
“Ne kemi ndjekur punën artistike të kryeministrit Edi Rama për vite me radhë. Prej më shume se një vit, i kemi ofruar atij një bashkëpunim me galerinë tonë. Të gjitha shpenzimet e një ekspozite të tillë, duke përfshirë transportin, prodhimin, instalimin, hapjen e darkës etj, mbulohen gjithmonë nga galeria. Ekspozita është një sukses i madh. Presidenti juaj nuk është vetëm një politikan i jashtëzakonshëm, por edhe një artist i shquar dhe shumë i respektuar ndërkombëtarisht. Shtypi gjerman dhe ndërkombëtar do të pasqyrojnë ekspozitën”, përfundoi Gebauer.
Publikimi i kostos së ekspozitës së parë në galerinë Rostok, ngre dyshime se stafi i kryeministrit mund të ketë marrë masa për të mos u zbuluar asgjë rreth shifrave të ekspozitës së dytë, që do qëndrojë hapur nga data 26 Janar deri në 6 Mars.