Flash News

KRYESORE

"Sa lashë dhomën, asistenti i tha të dilte"; Ibra sulmon sërish Guardiolën

"Sa lashë dhomën, asistenti i tha të dilte"; Ibra

Zlatan Ibrahimovic nuk i harron ditët kur kishte probleme me trajnerin Pep Guardiola te Barcelona. Bëhet fjalë për vitin 2019, kur ai u ble nga Interi.

Sulmuesi suedez njihet për karakterin e tij të fortë dhe kjo nuk e ndihmoi aspak në "Camp Nou", aty ku luajti për një sezon nën drejtimin e trajnerit katalanas. Sot Pep punon te Manchester City, por Zlatan vijon të ruajë inatet e vjetra dhe shfrytëzon raste të ndryshme për ta sulmuar nga larg.

“Asnjëherë nuk patëm një përballje me njëri-tjetrin. Kjo, për faj të tij, sepse fshihej nga unë. Një herë më ka ndodhur që isha në dhomat e zhveshjes dhe ai në dhomën ngjitur. Sa u largova, asistenti i tij i tha të dilte, ngaqë unë kisha ikur", - ka deklaruar së fundmi sulmuesi i LA Galaxy.

Kontrata aktuale e Ibrahimovicit në SHBA skadon në dhjetor dhe pritet që të rikthehet në Serie A. Guardiola, nga ana tjetër e oqeanit, as që ka ndërmend të reagojë për thumbimet e suedezit.

Të fundit