Flash News

KRYESORE

Sa mbaroi turnin, makina përplas policin në Kakavijë, rëndë në spital

Sa mbaroi turnin, makina përplas policin në Kakavijë,

Një punonjës policie ka përfunduar rëndë në spital, pasi është përplasur nga një automjet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave nga policia, efektivi ka mbetur i plagosur Shkëlqim Lile me detyrë polic në Drejtorinë Kufitare në anën e gjelbër të kufirit.

Ai u përplas nga një makinë rreth orës 05.30 në urën e fshatit Kakavijë, ndërsa po kthehej në këmbë për në shtëpi, pasi kishte mbaruar turnin.

Për pasojë, ai ka marrë plagë të rëndë në trup dhe gjymtyrë dhe ndodhet rëndë në spitalin rajonal të Gjirokastrës.

Menjëherë pas ngjarjes është ndaluar edhe shoferi i makinës që e goditi, Arjan Kushe i cili punon në një kompani sigurimesh.

Të fundit