Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dragan Biseniç / gazeta Danas
Të paktë janë ata që merren me Bashkimin Europian dhe gati nuk „lëshuan lot“ për shkak të bllokadës së fillimit të bisedimeve të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
Një justifikim lehtësues gjendet në të ashtuquajturat ambicje personale të Makronit që të drejtojë Europën kontinentale, pas largimit britanik nga BE-ja, ndërsa të tjerët mallkojnë se „do të digjen në ferr“ ata që nuk përmbushën premtimin dhënë Maqedonisë së Veriut, pas ndryshimit „gjysëm të kadifenjtë“ të pushtetit në Shkup, nënshkrimit të marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të shtetit, sikur ky na qenka premtimi i parë që nuk na qenka mbajtur.
Federika Mogerini tha në mënyrë ultimative se BE-ja duhet të zgjerohet në Ballkan, nëse dëshiron të evitojë luftën.
Për shkak të këtij vendimi europian, gojën e hidhur do ta ndjejnë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, po kështu edhe Serbia, dhe ai (vendimi) nuk ka mundësi të mos ndikojë edhe në procesin e ardhshëm të bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Dhe ky negativ madje.
Në një shtresë më të thellë, ky vendim do ta ketë ndikimin e tij edhe në raportin e ardhshëm ndaj „çështjes shqiptare“. Sa më shumë Europë „me shumë shpejtësi“, duket se integrimi i Ballkanit në Europë do të ecë gjithnjë e më ngadalë.
Ideja kyçe e Makronit është sistemi i „rrathëve koncentrikë që përputhen“ të integrimeve europiane, ku çdo rreth i brendshëm implikon integrim më të fuqishëm.
Kjo arkitekturë e re europiane do të thoshte definim i ri i rolit europian dhe francez në konfliktet e ngrira dhe jo të ngrira, ndër të cilët janë edhe Kosova e Ukraina.
Një marrëveshje e re me Rusinë ndoshta do të mund të limitojë numrin e trupave të NATO-s që stacionohen në kufijtë e Rusisë, dhe kjo do të ndikonte te antarët, si puna e Polonisë apo e shteteve Balltike, të cilët kërkojnë kundërvënie të fortë ndaj Rusisë.
Presidenti francez Emanual Makron ka iniciuar shumë ide të reja të mëdha mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë europiane. Ndoshta, deri tani, ideja më e madhe e Makronit mbi Europën është shfaqja e një marrëveshje me Rusinë mbi rendin e ri europian të sigurisë, duke reflektuar bindjen që ai shprehu në muajin gusht se „Kontinenti europian nuk ka për të qenë kurrë stabël ose i sigurtë nëse nuk paqësohemi ose nuk i sqarojmë raportet tona me Rusinë“.
„Largimi i Rusisë nga Europa është gabim i madh strategjik, sepse me këtë akt e shtyjmë Rusinë ose në izolim, i cili rrit tensionet, ose në alaencë më fuqitë e tjera të mëdha si puna e Kinës“, tha Presidenti francez në konferencën e ambasadorëve në muajin gusht.
Akoma më thellë, qëndrimi i Makronit pasqyron bindjen e tij se amerikanët nuk kanë për ta mbrojtur më Europën apo të përfshihen akoma më shumë në sigurinë europiane dhe, nga ana tjetër, gjermanët nuk duan ta mbushin këtë boshllëk. Për këtë Bashkimi Europian duhet të përgatitet për atë moment, dhe këtë nuk do të jetë e mundur ta bëjë nëse nuk i sqaron marrëdhëniet e tij të brendshme.
Në mënyrë që të kuptohemi më mirë, rrënjët e këtij qëndrimi të Francës dhe mbledhja e shpatullave të të tjerëve në Europë ndaj një qëndrimi të tillë, duhet të kujtojmë diskutimin që po vazhdon prej vitesh, dhe ishte vetëm çështja te momenti kur ai do të materializohej. Është fjala për ndryshim të modelit të Bashkimit Europian me dy „shpejtësi të ndryshme“, model i cili lindi në vitet tetëdhjetë.
Ai, në thelb do të thotë integrim fleksibël, ku një grup shtetesh, antarët e parë të Bashkësisë Europiane të vitit 1956, janë më fort të integruar (e ashtuquajtura „bërthamë e Europës“), ndërsa shtetet e tjera janë në gjendjen e „integrimit të përshkallëzuar“. Rezultati është se antarët e Bashkimit Europian kontribuojnë në mënyra të ndryshme në proceset integruese dhe në thellimin e raporteve në BE.
Koncepti „bërthamë e Europës“ është theksuar në mënyrë të veçantë në strategjinë që patën paraqitur Volfgang Shojbe dhe Karl Lamers në shtator të vitit 1994, me rastin e Marrëveshjes së Amsterdamit, sipas së cilës një grup vendesh brenda BE-së duhet që, nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë mes tyre, të udhëheqë integrimin e mëtejshëm të BE-së.
Gjermania dhe Franca do të duhej të kishin rol vendimtar, dhe krahas tyre në këtë grup janë edhe Belgjika, Luksemburgu dhe Italia- të gjitha antare të BE-së që në vitin 1956. Konceptin, gjatë krizës së vitit 2017, e gjallëroi përsëri Presidenti i Komisionit Europian Zhan Klod Junker, i cili inicioi madje dhe filloi përpunimin e „Librit të bardhë“.
Kancelarja gjermane miratoi konceptin e “Europës me shumë shpejtësi” në Samitin e BE-së në Valeta. Atëbotë ajo vuri në dukje se “shembujt nga vitet e fundit tregojnëse do të lindë Europa me shumë shpejtësi, ku jo përherë të gjithë vendet do të marrin pjesë në të njëjtën shkallë të integrimit”.
Në atë kohë, në muajin gusht në Paris, u takuan liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Spanjës që të bisedonin për disa tema që kanë të bëjnë me reformën e BE-së. Takimi ishte njëfarë uverture për një debat më të gjerë mbi të ardhmen e Europës së Bashkuar dhe praktikisht njëfarë debutimi politik i presidentit francez Emanuel Makron, atëbotë të sapozgjedhur, ndërsa Italia dhe Gjermania ishin në pritje të zgjedhjeve në vendet e tyre. Ky takim e orientoi vëmendjen drejt problemeve të Mesdheut dhe të emigracionit. Takimi u mbajt një atmosferën e një ndarje të fortë të Italisë dhe Francës mbi mënyrat e përballjes me këtë problem.
Temë tjetër ishte reforma e eurozonës. Vendet veriore të Unionit që prej një kohe të gjatë duan një kontroll më të ashpër të politikës fiskale në mënyrë të veçantë të vendeve të Jugut të Europës-Greqisë, Spanjës, Italisë dhe Portuglisë. Franca edhe atëherë, si zakonisht, u gjend në kapërcyellin e lidhjeve me jugun e Europës dhe aleancës me Gjermaninë.
Meqenëse së shpejti fillon debati për buxhetin europian, dhe këto pozicione nuk kanë ndryshuar aspak që prej dy vitesh, nuk ka dyshim se ai do të jetë i mbushur me kontraversa dhe ndarje, madje edhe të ashpra, në radhët e antarëve të BE-së.
Diçka më vonë, këtë vit, Junkeri tha diçka krejtësisht tjetër. Ai parashikoi një të ardhme të shkëlqyer për antarët e rinj, dhe nënvizoi se BE-ja, pas vitit 2019, do të ketë më shumë antarë e kësisoj bëri thirrje për përpunimin e strategjive të veçanta që do të përgatisnin Serbinë dhe Malin e Zi për antarsim në vitin 2025. Drejtori i atëhershëm për zgjerimin e BE-së, britaniku Majkell Lej, paralajmëroi se kjo dëshirë “vështirë se është në përputhje me realitetin në terren”, megjithëse theksoi se “është i nevojshëm mendim i freskët për zgjerimin e Ballkanit”, sepse “njerëzit janë tashmë të lodhur nga premtimet gjithfarëshe”.
Që atëherë nuk pati përparim në këtë plan. Madje konfliktet u ashpërsuan. E gjitha kjo e detyroi Majkëll Lein që, në diskutimin e prillit për të ardhmen e Europës Juglindore në Greqi, të konkludojë se viti 2025 nuk është datë reale për antarsimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Ai, në vend të kësaj, paraqiti idenë mbi “antarsimin me dy shkallë”. Vendet që përmbushin kriteret ekonomike dhe juridike, mund të bëhen antare pas një “periudhe provë”, në të cilën do të provohej sesi po plotësohen kriteret. Kur të jetë e qartë se “nuk ka rrezik se do të ecet në një drejtim tjetër, do të pohohet se mund të hyjnë në BE”- tha Sir Lej.
Variacionet e ideve të Makronit mbi “partneritetin e privilegjuar”, “rrathët koncentrikë” sikurse shihet nuk janë vetëmn të tijat, ose më mirë të themi nuk janë të tijat origjinale.
Vendimi i Makronit tani për tani godet vetëm vendet ballkanike, por nuk janë vetëm ata shënjestra. Qëllimi i tij do të jetë, sikurse tashmë frikësohen edhe disa vende të Europës Qendrore, me të cilat Makroni nuk është aspak i kënaqur, dhe të cilat ende nuk janë integruar në tërësi në as në zonën e euros, as në atë të Shengenit. Këto janë Polonia, Çekia, Sllovakia dhe Hungaria- vende të cilat në administratën e presidentin francez mendojnë se u duhet BE-ja vetëm kur kanë nevojë për para, dhe janë kundër BE-së kur vjen puna për vendimmarrjen politike, miratimin dhe vënien në jetë të politikës së BE-së. Presidenti francez në një rreth të këshilltarëve të tij është shprehur se nuk do ta durojë më një gjendje të tillë.
Pasojat në Ballkan do të jenë specifike dhe do të ndikojnë në Serbi në disa nivele, Kosovën dhe statusin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës. Me këtë vendim BE-ja e ka shtruar në një formë tjetër „çështjen shqiptare“, sepse ka vendosur një barrierë para „Shqipërisë natyrore“, siç quhen territoret e banuara me popullsi shqiptare në Shqipëri, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
Shkaku kryesor i kësaj është kërcënimi për ndryshimin e kufijve, gjë e cila, do të thuhej, se është më e thjeshta në këtë rajon. Deri tani ky opsion kishte vetëm parashtesa etnike dhe gjeografike, por jo politike. Tani me fitoren e „Vetëvendosjes“ në zgjedhejt kosovare, kjo mundësi është gjallëruar politikisht.
Megjithatë, Kosova në këto vitet e fundit gjendet në një pozitë të ndryshuar, në mënyrë të veçantë kur në botë ndodhi një ndryshim në qëndrimin ndaj „separatizmit“ dhe „shkëputjeve të njëanshme“. Te ky ndryshim erdhi puna në muajin shtator 2017, me refuzimin e hapur dhe të qartë të pavarësisë së Katalonjës dhe që është më e rëndësishme, Kurdistanit.
Shqipëria ka disa vite që tashmë „absorbon“ politikën e jashtme kosovare, po i jep asaj logjistikë dhe këshilla për gjithçka nevojitet dhe që Kosova nuk i ka. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama para pak kohësh e kushtëzoi „shengenin ballkanik“ me përfshirjen e Kosovës. Përmbajtja europiane është forcuar edhe nga fakti se pothuajse të gjithë shtetet europiane, përfshirë edhe SHBA-të, i kanë kërkuar qeverisë kosovare që të heqë taksat dhe të fillojë bisedimet.
Politikanët europianë që merren me Ballkanin, ndërkohë bëjnë sikur nuk e kanë vërejtur një gjë të tillë. Deputeti i Parlamentit Europian për Serbinë është sllovaku Vladimir Bilçik, ndërsa përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme është spanjolli Borel, me një fjalë përfaqësues të dy shteteve që nuk e njohin Kosovën. Në role të ndryshuara as ata nuk janë pa kushte në anën e Serbisë, as edhe të qëndrimit zyrtar të vendeve të tyre. Biçiku në deklarimin e parë pohoi kushtëzimin e hyrjes së Serbisë në BE me Kosovën, ndërsa Boreli paralajmëroi se çështja e pazgjidhur e Kosovës nuk mund të zgjasë pafundësisht.
Për Serbinë kishte rëndësi formula „ose Kosova ose BE-ja“, ku antarsimi në Bashkimin Europian është vendosur si zëvendësim për sjellje kooperative dhe të pranueshme ndaj çështjes kosovare. Tani, kur po bëhet e qartë se antarsimi në BE nuk është tashmë një opsion i afërt, shtrohet pyetja se çfarë do ta motivojë Serbinë për bisedime të mëtejshme, kur nuk ka një mbështetje të fortë në premtimet europiane?
Nëse ka mbetur opsioni „as Kosova, as BE-ja“, atëherë rreziqet janë të mëdha dhe përfitimi nuk shihet.
*Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38