Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Çdo telefon përmban një numër të caktuar metalesh, si titan, hekur dhe flori. Por ka më shumë alumin, i cili përdoret në ndërtimin e pjesës së jashtme të telefonit, më shumë se çdo metal tjetër.
Alumini zë rreth 24% të sipërfaqes së një iPhone, i pasur nga hekuri me 14% të sipërfaqes. Bakri dhe kobalti zënë rreth 6% dhe 5% të sipërfaqes. Alumini është një nga metalet më të përhapur në koren e tokës. Kina është prodhuesi më i madh i aluminit në botë.
Elemente të rrallë të tokës si yttrium dhe europium janë të rëndësishëm për funksionin e një iPhone, ato përdoren në baterinë e tij, sigurojnë ngjyrat që shihni në ekran dhe e bëjnë telefonin tuaj të dridhet kur merr një mesazh apo njoftim. Këto elemente e kanë bërë kërkimin në miniera një biznes gjigand. Kërkesa e madhe për këto elemente sjell dhe kosto të larta mjedisore.
Xeherorët ose gurët prej të cilave merren këto elemente janë të mbushura me materiale radioaktive dhe kancerogjene që mund të rrjedhin në rezervat me ujë dhe të shkatërrojnë pyjet e tokat bujqësore që rrethojnë minierat, shkruan Business Mag Albania.
Minatorët gjithashtu mund të vuajnë probleme të ndryshme shëndetësore, përfshirë dhe kancerin apo sëmundje të tjera. Vitin e kaluar, Apple deklaroi se do të ndalonte përdorimin e këtyre metaleve duke i zëvendësuar me materiale të ricikluara.