Flash News

KRYESORE

Sa mund të zgjasë koronavirusi në rroba

Sa mund të zgjasë koronavirusi në rroba

Këto ditë kanë qenë “ditë dizenfiktimi” në çdo shtëpi, zyrë a përditshmëri (shtëpi më shumë meqë jemi të karantinuar). Por tek rrobat? A mbijeton virusi në rroba dhe si duhet t`i pastrojmë?

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ende nuk dihet me siguri se sa gjatë jeton virusi në sipërfaqe të pajeta, por me informacionet që kanë “virusi mund të qëndrojë mbi sipërfaqe për disa orë deri në disa ditë.”

Harvard Health thotë se virusi ka më shumë gjasa të mbijetojë në sipërfaqe të forta sesa në të buta si puna e rrobave. Sidoqoftë, mjekët këshillojnë që të heqim këpucët dhe rrobat në momentin që hyjmë në shtëpi. E ndërsa institucionet e Shëndetit Publik në SHBA këshillojnë dhe udhëzojnë që rrobat të lahen me ujë të ngrohtë dhe të thahen tërësisht.

Duke mos harruar që të dizenfektohen dhe koshat e rrobave të palara. Në rastin kur po kujdeseni për larjen e rrobave të një të sëmuri duhet të përdorni doreza dhe pas çdo përdorimi t`i hidhni në kosh të plehrave.  Sigurohuni të lani duart dhe të mos shkundni rrobat e palara që të mos përhapni virusin në ajër.

Të fundit