Flash News

KRYESORE

Sa ndikon Berisha në vendimet e Lulzim Bashës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Sa ndikon Berisha në vendimet e Lulzim Bashës? Ja si përgjigjet

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një intervistë të dhënë për emisionin “Kjo Javë” i ka dhënë sot përgjigje pyetjes se sa ndikon ai në vendimmarrjen e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Berisha tha se ndikon më shumë në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi Rama sipas tij lexon “Facebook”-un Berishës se sa Facebook-un e tij që ia mbajnë të tjerët.

“E vërteta është se unë më shumë ndikoj në vendimmarrjet e Edi Ramës se të Lulzim Bashës, pasi më shumë ai lexon “Facebook”-un tim se sa Facebookun e tij që ia mbajnë të tjerët, dersa shkruan dhe me pseudonime aty, harron që unë ia njoh stilin” tha Berisha.

 

 

 

Të fundit