Flash News

KRYESORE

Sa herë në jetë i është thyer zemra Edi Ramës, ja si përgjigjet ai

Sa herë në jetë i është thyer zemra Edi Ramës, ja

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një intervistë 60 sekonda për “Prive”, ku i është përgjigjur shkurt disa pyetjeve të gazetarit.

 Pyetjes së cilën femër nuk do të refuzonte asnjëherë ai i është përgjigjur padyshim duke përmendur bashkëshorten, ndërsa se sa herë i është thyer zemra, kryeministri nuk është përgjigjur me saktësi por ka treguar se sa herë që i është thyer edhe i është ngjitur përsëri.

Intervist me Kryeministrin:

  1. Paraja për ty është?

Asgjë.

  1. Cilën femër çdo mund ta refuzoje?

Gruan time.

  1. Sa herë në jetë të është thyer zemra?

Aq herë sa më është ngjitur.

  1. Femrat a duhet ta kenë frikën?

Mua?! Joo!

  1. Çfarë të irriton më shumë?

Budallallëku.

  1. A je dashuruar mbaj orëve?

Jo, mbas kohës e cila ecën dhe unë vrapoj pas saj për ta kapur.

  1. Ku do të shkosh pas kësaj interviste?

Ku të më çoj Baton Haxhiu.

  1. Cila është fjala më e ndyrë që përdor?

Nuk e them.

  1. A gjen veten te filmi “50 shades of Grey”?

Nuk më pëlqen fare.

  1. A mendon se dashuria është sëmundje?

Jo, dashuria është melhem.

  1. Kujt ja ke frikën?

Që tu ngjaj atyre që budallallepsen duke u plakur.

  1. A ka urrejtje në zemrën tënde?

Jo, sepse siç thoshte dhe gjyshja ime, inati i madh e zeza e të zotit.

  1. Çfarë muzike dëgjon?

Përgjithësisht klasike, por ndonjëherë edhe ça të dali përpara.

  1. Çfarë bën më rrobat e vjetra?

Mblidhen aty dhe më vjen keq që t’i hedh sepse nuk i bëjnë askujt.

  1. Për çfarë të ka marr malli?

Për çunin tani.

 

 

Të fundit