Flash News

KRYESORE

Sa para hodhi Jozefina Topalli në dasmën e Rudina Dembacajt? Përgjigjet aktorja

Sa para hodhi Jozefina Topalli në dasmën e Rudina Dembacajt?

Aktorja Rudina Dembacaj ka qenë sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” në Klan , ku ndër të tjera foli për surprizën e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli në ditën e saj të dasmës. “Ishte surprizë shumë e bukur, më pëlqeu shumë”, u shpreh Dembacaj.

Por i pyetur nga Saimir Kodra, konkurrenti i saj në garën e “Kush vjen për drekë”, se sa lekë i hodhi Topalli në dasmë, Dembacaj u përgjigj si një aktore e vërtetë.

Ajo në rolin e Topallit u përgjigj, “Sa të jetë qeveria Rama s’ka pare. Sa t’jetë Edvin Rama në krye na kena me vujt për bukë. Saimir t’i tallësh se ke tu në kohën e Berishës dhe gatuan aty të tana të mirat, po ke me e pa tani, karkaleci do të dalë në ballë”

Saimiri: Në kohën e Berishës pra sa të solli?

 Rudina: Nuk u martova në kohën e Berishës…

Të fundit