Flash News

KRYESORE

Sa para përfitojnë banorët e prekur nga tërmeti në zonat rurale

Sa para përfitojnë banorët e prekur nga tërmeti në

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se për ata që banojnë në fshat dhe kanë patur dëme materiale nga tërmeti do të financohen me para në dorë.

“Sot e vijim do të akomodohen të prekurit nga tërmeti i shtatorit. Të bëhet gati për shtëpitë individuale. Për ata që janë në fshat dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpitë tu japim financim, mesatarisht 20 mln lekë të vjetra, pasi fitojnë kohë dhe nuk rrinë të presin të vijë dikush, por me një supervizionim që të garantojë të gjithë parametrat.

Shtëpitë individuale së bashku me komunitetin dhe shoqatat e solidaritetit, rruga tjetër me para në dorë për ata që paraqiten dhe duan të ndërtojnë vetë shtëpinë", u shpreh kryeministri.

Po ashtu, kërkoi që të fillojë për pjesën tjetër procesi i strehimit në shtëpi me qira.

Të fundit