Sa para shpenzoi Albin Kurti nga buxheti i shtetit vetëm në 100 ditë qeverisje

Albin Kurti para pak ditësh ka mbushur 100 ditët e para si shef i Qeverisë së Kosovës, e prej 00 ditëve  gjysmën apo saktësisht 49 i ka vetëm në detyrë, pasi më 25 mars është shkarkuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, duket se kjo qeveri nuk është kursyer që të bëjë shpenzime nga “xhepi” i shtetit, krahasuar me aktivitetet e Kurtit. Ai për 100 ditë ka dalë pak herë jashtë vendit, e prej tyre më të rëndësishmet janë udhëtimi për Shqipëri dhe Gjermani.

Sipas dokumenteve që ka siguruar FaktePlus, nga kërkesa për qasje në dokumente shihet se për paga, bileta të udhëtimit jashtë vendit, akomodim gjatë udhëtimit jashtë vendit dhe shpenzime të telefonisë, qeveritarët kanë marr nga buxheti i shtetit  77 mijë e 200 euro e 64 cent.

Vetëm kabineti i Albin Kurtit për 100 ditë qeverisje ka shpenzuar mbi 45 mijë euro.

Kabineti i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për bileta të udhëtimit jashtë vendit kanë shpenzuar 1 mijë e 144 euro.

 

Nga këto shpenzime nuk ka shpëtuar edhe zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.