Flash News

KRYESORE

Sa tampone ka Shqipëria për koronavirusin? Ja si përgjigjet specialistja e ISHP

Sa tampone ka Shqipëria për koronavirusin? Ja si përgjigjet

Në një lidhje për emisionin “Tempora” në RTV Ora, përfaqësuesja e ISHP, Eugena Tomini deklaroi se ISHP ka kapacitete të plota për të kryer testet për koronavirus. Megjithëse u pyet nga gazetarja Sonila Meço për një numër të tamponëve, që aktualisht disponon ISHP, Tomini nuk e dha një përgjigje. Ajo tha se të gjitha rastet e dyshuara do të testohen.

ISHP ka në gatishmëri laboratorin e virologjisë, ky kapacitet është deri në një epidemi masive. Kriteri klinik, kriteri epidemiologjik, duke ndjekur rastet e dyshuara që kanë shenjat klinike, të gjitha këto raste nuk do neglizhohen. Ekzistojnë kapacitetet e plota. Pika kritike qëndron kur gjithë sistemi shëndetësor do të punojë vetëm për COVID-19. Shprepsojmë që kjo pjesë e pandemisë të mos na preki”, tha ajo.

Gjithashtu, specialistja e ISHP, tregoi se në vendin tonë janë gati 9 mijë shtretër aktualisht, që mund të shfrytëzohen për një skenar ekstrem nga koronavirusi. Ajo tha se paralelisht po punohet dhe për rritjen e kapaciteteve.

Planet e kalimit nga një shkallë në shkallën tjetër do të aktivizohet në momentin e duhur. Të gjithë zonat e riskut janë të pajisura me setet e mbrojtjes personale. Kemi rreth 9 mijë shtretër dhe respirator kemi 155 respirator. 9 mijë shtretër aktualisht janë të pa shfrytëzuar. Nga 20% e rasteve që kanë probleme të rënda vetëm 2% e tyre kanë nevojë për respirator. Po punohet dhe për rritjen e kapaciteteve. Po krijohet një depozitë për futjen në punë edhe të respiratorëve të tjerë. Masat për distancimit shoqëror janë të rëdësishme për kufuzimin e koronavirusin. Kapacitetet e ISHP do të mbulojnë të gjithë rastet e dyshuara. Nuk do neglizohet asnjë rast”, u shpreh ajo.

Të fundit