Flash News

KRYESORE

Sa të papunë ka Shqipëria nga Covid-19? Përgjigjet Rama

Sa të papunë ka Shqipëria nga Covid-19? Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama, në emisionin ‘Open’ është pyetur për numrin e personave të papunë prej pandemisë.

Pyetja ju drejtuar nga analisti Andi Bushati, i ftuar në panel.

Pyetje: Sa të  papunë kemi sot si pasojë e Covid-19?

“Qeveria nuk parashikon sa mendohet të jetë numëri i të papunëve, i referohet shifrave dhe statistikave zyrtare, kemi projeksione, por projeksionet mund të jenë të ndryshueshme. Projeksionet e SHBA-ve ishin x, dhe për muajin që kaloi iu rezultoi një shiër 2.5 mln më shumë vende pune të humbura se sa çfarë ata kishin parashkiuar. Prandaj nga 19% që prisnim, shkoi në 13.5. Ajo që unë di është që ne kemi mbuluar sot që flasim afërsisht 230 mijë persona. Kemi 4500 subjekte që do penalizohen se s'i bën aplikimet për punonjësit, ne do t'i paguajmë puonjësit e tyre. Shifra e të papunëve është dinamike, ka pasur shumë kthime në punë, madje dhe pse kanë ikur nga puna dhe kanë vazhduar të paguhen nga punëdhënësi. Deri në fillim të muajit maj 70 mijë të papaunë, shumë prej tyre janë rikthyer”, përgjigjet Rama.

 

Të fundit