Flash News

KRYESORE

Sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri nëse dënohet

Sa vite burg rrezikon Saimir Tahiri nëse dënohet

Në Kryesinë e Kuvendit ka mbërritur kërkesa e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pritet mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin, që përbëhet nga 10 deputetë, i cili do të hartojë një raport që më pas do i paraqitet Kuvendit për votim.

Por sa vite rrezikon Saimir Tahiri nëse akuzat ndaj tij rezultojnë të vërteta?

Në kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj Tahirit, Prokuroria e Përgjithshme ngre 2 akuza. E para është “Trafiku i narkotikëve, kryer në bashkëpunim" dhe akuza e dytë për "korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore".

Akuza I

Neni 283/a (Kodi Penal)  – Trafikimi i narkotikëve

(Shtuar me ligjin nr.8279, 15.1.1998, neni 2;

Ndryshuar me ligjin nr.8733, datë 24.1.2001, neni 64)

Importimi, eksportimi, tranzitimi dhe tregtimi, në kundërshtim me ligjin, i substancave narkotike ose psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Organizimi, drejtimi ose financimi i kësaj veprimtarie dënohen me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Akuza II

Neni 260 – Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë (Ndryshuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 23)

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet dhe me gjobë nga një milion deri në pesë milionë lekë.

 

Të fundit