Flash News

KRYESORE

Sadiku debuton me gol në “Champions League” , i jep shpresë Legias

Sadiku debuton me gol në “Champions League” , i jep

Futbollisti shqiptar Armando Sadiku ka bërë një tjetër debutim spektakolar me skuadrën e tij të re Legian e Varshavës.

Sadiku ka treguar edhe një herë vlerat e tij në fazën e tretë të “Uefa Champions League”, në ndeshjen që Legia zhvilloi në transfertë kundër skuadrës së Astanës.

Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 70-të nga ana e trajnerit kur rezultati ishte 2-0 në favor të vendasve. Pas 10-minutash Sadiku arriti që të shkurtojë rezultatin duke u gjendur në vendin e duhur për ta shtyrë topin në fund të rrjetës. Rezultati i ndeshjes u mbyll me shifrat 3-1 në favor të Astanës, ndërsa ndeshja e ardhshme do të luhet në poloni dhe goli i Sadiku bën Legian të shpresojë tek një përmbysje.

Të fundit