Flash News

KRYESORE

Sadiku gjen rrjetën e tretë sezonale me Malagën

Sadiku gjen rrjetën e tretë sezonale me Malagën

Armando Sadiku këtë të diel shënoi gol ndaj Deportivo La Korunjës në fitoren 2-0 në transfertë të skuadrës së tij, Malaga. Vilanueva dërgoi topin i pari në rrjetë në minutën e 42-të, teksa për t'i dhënë siguri 3-pikëshit të skuadrës mendoi sulmuesi i kombëtares shqiptare.

Sadiku shënoi në të 87' duke goditur me kokë nga jashtë zonës. Ai përfitoi nga gafa që bëri portieri kundërshtar dhe bëri që emri i tij të shënohej në tabelën e golashënuesve.

Për Sadikun ky ishte goli i tretë në kampionat për këtë sezon.

Të fundit