Flash News

KRYESORE

Sadiku nuk ka probleme me Rejan: Kam qenë i dëmtuar

Sadiku nuk ka probleme me Rejan: Kam qenë i dëmtuar

Armando Sadiku së fundmi ka qenë i dëmtuar, por tani duket krejt i gatshëm për lojë dhe brenda pak ditësh do ta shohim në fushë me Malagën. Sulmuesi nga Elbasani ka qenë lojtar i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare, por dëmtimet e kanë penguar dhe na mungoi shumë në dy ndeshjet e fundit, me Andorrën dhe Francën.

Në një intervistë të fundit për mediat spanjolle, ai ka theksuar se nuk ka probleme me teknikun Edy Reja. “Nuk luajta dot, se kisha dëmtim, por kombëtarja më jep gjithmonë një emocion special. Ky ishte një grup shumë i vështirë. Nuk u kualifikuam në Europian, por tani shohim për Botërorin”, ka deklaruar sulmuesi.

Të fundit