Flash News

KRYESORE

Sadiku rikthehet në stërvitje me maskë, gati për ‘misionin e pamundur’

Sulmuesi Armando Sadiku është rikthyer në sterviten e ekipit të Levantes, pas frakturës që pësoi në fundjave, ku u përplas me portierin e Espanjolit, Diego Lopes.

Gjatë stërvitjes së sotme me skuadrën, Sadiku u shfaq me një maskë në fytyrë që do t'a mbrojë në rast përplasjesh me kundërshtarët, ndërsa shpresoj të jetë në formën e tij më të mirë për ndeshjen me Getafen, për të ndihmuar ekipin që rrezikon seriozisht qëndrimin në La Liga.

Sadiku ka provuar edhe më parë të luajë me maskë në fytyrë, pasi një vit më parë kreu një ndërhyrje kirurgjikale në hundë dhe u desh të mbante për disa javë një të tillë edhe te Lugano.

Të fundit