Flash News

KRYESORE

Sadiq Khan ndjekës i rregullt i Dua Lipës, urim të veçantë pas suksesit në MTV-EMA

Sadiq Khan ndjekës i rregullt i Dua Lipës, urim të

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards”.

Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares, ndërsa nuk ka munguar në koncertet e saj.

Në rrjetin social në Twitter, kryetari i Bashkisë së Londrës ka postuar një mesazh urimi për Duan.

“Qyteti ynë ka disa prej talenteve më të mëdha të muzikës botërore. Është gjë e bukur të shohësh londinezen, Dua Lipa duke fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan.

Pak ditë më parë, Dua publikoi një foto me kryebashkiakun londinez, pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në koncertin e këngëtares.

Shqiptarët pushtuan mbrëmjen e djeshme “MTV European Music Awards”. Rita Ora elektrizoi skenën si prezantuese e ceremonisë së MTV EMA, Dua Lipa fitoi çmimin e madh të “Artistes më të mirë të re”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin e “Veprës më të mirë italiane”.

Të fundit