Flash News

KRYESORE

Saimir Kodra flet për dashurinë e tij të parë në jetë

Mbrëmjen e djeshme në emisionin më të ri në TV Klan, “Në kurthin e Piter Pan” ka qenë i ftuar edhe moderatori i njohur i emisionit investigativ “Stop”, Sajmir Kodra.

Ashtu si të gjithë të tjerët edhe Saimiri nuk mund t’u shpëtonte pyetjeve ngacmuese të fëmijëve. Njëra prej tyre ishte se si e kujtonte ai dashurinë e parë, cilën vajzë ka pëlqyer për herë të parë dhe që do e mbaj mend gjithmonë. Saimiri ka treguar se ka pasur shumë pëlqime kur ka qenë i vogël, por njërën prej tyre nuk ka për ta harruar kurrë.

“Kisha një vajzë në klasë të dytë, e kisha shumë qejf, shumë shoqe dhe bëja të pamundurën që ta ndihmoja e ta mbroja. Mërzitesha kur e ngacmonte dikush, por vetëm kaq.”, – ka thënë Saimiri.

Për të treguar se kush është në të vërtetë ajo që i mëson ç‘është dashuria për herë të parë, Saimiri ka kënduar së bashku me fëmijët këngën “Nëna” të Ardit Gjebreas.

Të fundit