Flash News

KRYESORE

Saimir Kumbaro tregon sot si dhe kush e shkatërroi Kinostudion “Shqipëria e Re”

Saimir Kumbaro tregon sot si dhe kush  e shkatërroi Kinostudion

Në 65-vjetorin e inaugurimit të Kinostudios “Shqipëria e Re”, regjisori i mirënjohuir Saimir Kumbaro sjell sonte në mbrëmje, ora 20.00,  në sallën e Akademisë së Filmit dhe Multimedias “Marubi”, premierën e dokumentarit të tij më të fundit, “Një ciceron për historinë”.   Me regji nga Saimir Kumbaro dhe skenar të Roland Gjozës filmi sjell në vëmendje shkatërrimin e trashëgimisë sonë kulturore. Historia dhe ajo se çfarë ka ndodhur me Kinostudion vjen në episodin e parë në dokumentar. Sipas regjisorit ndër vite u shkatërrua dhe sot ajo që quhet “Albafilm” është lënë në mëshirë të fatit. “...nga një institucion i cili mund të ishte sot dhe një muze i mrekullueshëm kthehet në një institucion pa ndonjë vlerë. Unë merrem kryesisht pas shkatërrimit të Kinostudios, ku gjithë territori i saj u ndërtua me televizione që janë prezent atje, që kanë bërë një punë mjaft të mirë. Është një kohë tjetër sot, nuk është më koha e filmit. Filmi është art që kërkon shumë para, ndërsa televizioni është një fabrikë e madhe që jep informacione politiko-kulturore. Unë si regjisor merrem me atë çfarë ka mbetur nga “Albafilm””, tregon regjisori Saimir Kumbaro. “Një Cicëron për Historinë” përcjell mesazhin që institucionet që duhet ta mbrojnë trashëgiminë kulturore nuk dinë ta vlerësojnë. “Filmi fillon që me historinë e pllakës që u hoq nga Kinostudio. Mesazhi i filmit, që ne nuk dimë të vlerësojmë dhe çojmë vlerat e trashëgimisë sonë kulturore. Te historia e Kinostudios unë godas lënien në mëshirë të fatit të rekuizitës që janë makinat, garderderobës. Për ta konkretizuar në hyrje të Kinostudios ishte një pllakë që dëshmonte, një dëshmi historike është hedhur si rraqe e vjetër nga këto që bëjnë sot kulturën, Ministria e Kulturës”, shprehet regjisori Saimir Kumbaro. Produksion i shtëpisë filmike “Albasky Film”, filmi realizohet me financim të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.

 

Të fundit