Flash News

KRYESORE

Saimir Strati në CNN me mozaikun e Nënë Terezës

Saimir Strati në CNN me mozaikun e Nënë Terezës

Artisti shqiptar Saimir Strati thotë së është frymëzuar nga kriza e refugjatëve kur ka krijuar portretin e Nënë Terezës duke buzëqeshur.

Nëse keni menduar se kopsat janë të krijuara vetëm për të mbajtur së bashku letrat, atëherë mendoni përsëri pasi, mozaiku më i madh në botë në librin e Guinnes është i krijuar me rreth 1.5 milionë kopsa teli, shkruan CNN.

Mozaiku është një portret i Nënës Terezës dhe po qëndron në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë.

“Unë e kam ditur që dëshiroj që të krijoj diçka me tel kur i kam parë lajmet në lidhje me fluksin e refugjatëve. Unë kam parë shumë kopsa që janë përdorur për të kapur letrat në samitin G-20. Mirëpo ato letra kanë akoma shumë punë për të sjellë paqe dhe një jetë më të mirë në botë”, janë fjalët e Saimir Stratit të cituara nga CNN.

Të fundit