Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri del sot në konferencë shtypi, ç’po paralajmëron ish-ministri?

Saimir Tahiri del sot në konferencë shtypi, ç’po

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka paralajmëruar një konferencë për shtyp, sot në orën 10.00.

Ai pritet të dalë para mediave nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ende nuk dihet shkaku i daljes së tij para mediave.

Në dy seancat e fundit Tahiri ishte i pranishëm pas 6 muajsh mungesë, duke shpëtuar kështu edhe mandatin e deputetit, ndërsa prania e tij në parlament shkaktoi një furtunë reagimesh edhe nga opozita, e cila e akuzon atë si të përfshirë në trafikun e drogës dhe bandën e Habilajve.

 

Të fundit