Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri është përgjuar në makinën e tij. Ruçi mban 'peng' mbledhjen

Saimir Tahiri është përgjuar në makinën e tij.

Dalin detaje të reja përsa i përket akuzave ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se Tahiri është përgjuar në makinën e tij dhe duket se kjo mund të jetë edhe shkaku që Prokuroria ka kërkuar menjherë arrestimin e tij.

Fillimisht u raportua se në orën 19:00 do të mblidhej Këshilli i Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për heqjen e imunitetit të deputeti Saimir Tahiri duke i hapur rrugën në këtë mënyrë arrestimit të tij, por së fundmi deputetët e PD njoftojnë se kryetari Gramoz Ruçi nuk e ka përcaktuar ende orën.

Ruçi nuk e ka marrë ende kërkesën e Prokurorisë për Tahirin, deputetët PD: Nuk na jep orën e mbledhjes

Të fundit