Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri feston ditëlindjen, cila do të jetë dhurata e Ramës për mikun e vjetër

Saimir Tahiri feston ditëlindjen, cila do të jetë dhurata e

Saimir Tahiri feston sot ditëlindjen. Ish-ministri i Brendshëm mbush sot 38-vjeç por mesa duket kjo ditëlindje e gjen atë në një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, i përjashtuar nga partia dhe me akuza të rënda mbi supe.

Kjo ditëlindje, për herë të parë në 14 vitet e fundit, që kur daton njohja dhe miqësia mes tyre, Tahiri ka një tjetër raport me shefin e tij, Edi Ramën. Dhe duket se sot më tepër sesa Tahiri e gjithë vëmendja është përqëndruar tek Rama.

A do të ketë sot ai një dhuratë për Saimir Tahirin?

Edi Rama është takuar për herë të parë me Saimir Tahirin në vitin 2003. Pas kësaj, Tahiri do të shëndrrohej shumë shpejt në krahun e djathtë të Ramës dhe do të shihej si pasuesi i tij në PS por sot të gjitha këto janë përmbysur, ai që shihej si kryetari në hije i PS-së sot është i përjashtuar nga radhët e grupit parlamentar socialist.

Të fundit