Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri përpiqet të pastrojë imazhin; merr me radhë emisionet televizive

Saimir Tahiri përpiqet të pastrojë imazhin; merr me radhë

Pas një heshtje gjashtë mujore, duket se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka vendosur të marrë vetë situatën nën kontroll për të pastruar imazhin e tij nga akuzat se ka favorizuar grupin e Habilajve në transportin e lëndëve narkotike.

Paraditen e së enjtes, Tahiri u shfaq në parlament ku me një gjuhë kërcënuese lëshoi një mesazh të qartë: “Nuk ka bir nëne dhe bir k**ve të më ndalojë…” , ishin fjalët e tij.

Rreth orës 21:30, ish-ministri i Brendshëm ishte në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nëpërmjet një lidhje telefonike. Gjatë prononcimit të tij, Tahiri theksoi se koha do të tregojë se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë histori, ndërsa mohoi të ketë kërcënuar kryeministrin Rama me deklaratën e sotme.

Tahiri nuk u ndal me kaq, por rreth orës 22:00, po nëpermjet linjës telefonike, ai foli në emisionin “360 Gradë” në Ora News. Mesazhi ishte pothuajse i njëjtë: Nuk kam kërcënuar asnjë njeri!

“Unë jam shumë i qartë për atë që kam thënë vetë. Nuk e kam kulturë të kërcënoj njeri. Nuk merrem me tollovitë dhe komentet e asaj që kam thënë unë apo të politikës. Unë flas për të vërtetën time dhe ky është i vetmi qëllim. Nuk kam qëllim të kërcënoj njeri dhe s'kam pse e bëj”, tha Tahiri.

Në orën 22:30, Tahiri u prononcua edhe për emisionin "Studio e Hapur" në News 24, ku i pyetur nga gaztetarja Vasili nëse ka frika nga arrestimi, u shpreh: "Nuk më shqetëson kjo dhe nuk e besoj që kjo është e mundur të ndodhë. Di të vërtetën time, të tjerat janë të parëndësishme për mua".

 

Të fundit