Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri shtyn kthimin nga Gjermania

Saimir Tahiri shtyn kthimin nga Gjermania

Ish-ministri i Brendshëm saimir Tahiri nuk është kthyer ende nga Gjermania. Tahiri kishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të ishte në Shqipëri por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Panorama” duke ju referuar familjarëve të Tahirit raporton se Saimir Tahiri e ka shtyrë me një ditë kthimin e tij nga Gjermania dhe se do të kthehet ditën e sotme, të dielën.

Avokati i ish-ministrit, u shpreh se nuk ishte në dijeni të këtij udhëtimi por, nga ana tjetër, shtoi se lëvizjet e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë nuk përbëjnë asnjë detyrim për ta vënë në dijeni Prokurorinë, pasi ai është një njeri i lirë për më tepër, Gjykata nuk ka vendosur asnjë masë shtrënguese ndaj tij, bllokim pasaporte apo pengim për t’u larguar jashtë vendit.

Të fundit