Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri thyen heshtjen, nesër konferencë para mediave

Saimir Tahiri thyen heshtjen, nesër konferencë para mediave

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të shfaqet ditën e nesërme para mediave. Mësohet se konferenca do të mbahet në orën 10:00 në mjediset e ‘Hotel Rogner’.

Nuk dihet ende arsyeja pse ish-ministri do të paraqitet para kamerave ndërsa dalja e tij vjen në një kohë kur gjykata vendosi të zgjasë me tre muaj hetimet ndaj tij.

Që pasi njoftoi largimin nga politika, Tahiri ka ‘folur’ vetëm përmes disa postimeve të bëra në rrjetin social Facebook, ndërsa kjo do të jetë dalja e tij e parë për mediat që pasi njoftoi largimin nga politika.

 

Të fundit