Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri thyen heshtjen, sot konferencë para mediave

Saimir Tahiri thyen heshtjen, sot konferencë para mediave

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pritet të dalë ditën e sotme në një konferencë të paralajmëruar shtypi.

Konferenca mbahet paraditen e sotme për shkak se ajo e planifikuar për të shtunën, 27 tetor u anulua pak përpara se kryeministri Edi Rama të njoftonte dorëheqjen e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht një lidhje e drejtpërdrejtë e këtyre dy zhvillimeve, gazetarët dhe politikanët raportuan se Saimir Tahiri vendosi të shtyjë konferencën pikërisht për shkak të dorëheqjes së Xhafajt, pasuesit të tij në krye të Ministrisë së Brendshme.

Dy ish-ministrat nuk kanë patur marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin. Madje, Xhafaj kritikoi ashpër punën e Policisë së Shtetit gjatë drejtimit të Tahirit, kryesisht në luftën kundër kanabizimit të vendit.

Të fundit