Flash News

KRYESORE

Saimir Tahiri vijon të luajë me mesazhet që jep, kërkon që të fiksohet emri i tij

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po luan vazhdimisht nëpërmjet lëvizjeve që bën në sallën e Këshillit të Rregullores, për mesazhet që i jep deputetëve në mbledhje dhe atyre jashtë saj.

Pasi u largua për disa minuta nga salla, Tahiri ka bërë një tjetër veprim që tërhoqi menjëherë vëmendje. Në një copë letër, ai shkruajti emrin e tij dhe e vendosi përballë Gramoz Ruçit.

Asnjë prej të pranishmëve në sallë, kryetari, deputetët dhe prokurorët nuk kishin letra ku shkruhej emri i tyre, dhe e njëjta procedurë ishte ndjekur edhe për Tahirin. Por mesa duket deputeti i PS ka dashur të fiksohet emri i tij, ndoshta një mesazh për të treguar rëndësinë e ‘Saimir Tahirit’.

Çfarë mesazhi mori (apo dha) Tahiri? Braktis mbledhjen e Këshillit në kulmin e diskutimeve

Të fundit