Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Saimir Tahiri shfaqte hapur gëzimin dhe hutimin e një fëmije, mbrëmjen e vonë të së enjtes, kur gjykata i shqiptoi 'vendimin' duke e shkarkuar nga barra e rëndë e akuzave për 'grup të strukturuar kriminal' dhe 'trafik droge'. Këtë tronditje nga lumturia ish-ministri i Brendshëm e shfaqi edhe kur u përball me gazetarët; aq sa filloi të përsëriste veten dhe të humbte rrjedhën e kuptimin e fjalive.
Saimir Tahiri na ka ftuar shpesh gjatë kësaj kohe ta shohim dhe gjykojmë si njeri. "Burgun do ta bëj unë", "im bir" etj dukeshin si të përgatitura për ta ftuar publikun dhe median te drama njerëzore. Frustrimi dhe lotët, që i kanë 'stërpikur' ekranet e televiziorëve të shqiptarëve kanë qenë 'teknikë' për të shpëtuar lëkurën, por automatikisht ato kanë ndihmuar që të zhveshin nga negativja projektin politik të mazhorancës për lejimin e kanabizmit të vendit me të gjitha pasojat e tij.
Për këtë arsye ai fliste me kode kur pyetej për eksponenët e partisë. Po u thoshte të vetëve se dëmin e projektit të përbashkët nuk kishte pse ta paguante ai, sa kohë që shpërblimi kishte qenë kolektiv. Kujtohen qartë sinjalet me 'nuk keni parë gjë akoma', apo të tjera të mëvonshme, 'me anëtarë familje ministrash të ngatërruar me trafik droge'.
Ish-ministri shfaqej dual: kërcënues me të vetët dhe njerëzor me publikun, duke u munduar që ta fitonte në gjykatën e opinionit gjyqin që ai kishte me Republikën e Shqipërisë.
Nëse Tahiri është zhvendosur mbrëmë drejt pafajësisë, Republika ka mbetur po aty: në të njëjtën kënetë dyshimesh për pandëshkueshmëri. Vendimi për Tahirin nuk është i padrejtë në vetvete, pasi gjykata, e gjendur ngushtë para akuzave 'çnjerëzore' të Prokurorisë, lëvizi drejt një gjykimi më shumë se vendimi.
Tahiri është gjykuar për veprimet dhe mosveprimet e tij, por gjykata nuk ka vendosur për to. Treshja që përfaqësonte Republikën mund të ishin fare mirë tre analistë në studio televizive. Mund të thuhet madje se komentariati politik i Tiranës ka qenë e vetmja palë e fituar e procesit Tahiri. Vendimi kullonte identitetin e tezës së strukturuar me forcë nga një pjesë e analistëve gjatë dy viteve të fundit për 'kanabizimin' e vendit. Konsensusi i ndërtuar në studiot televizive u zhvendos në aulat e Gjykatës së Republikës.
Megjithatë, mbetet gjykim dhe jo vendim apo dënim.
Përpjekja titanike e shumicës së Ramës vazhdon e njëjtë: shmangia, si nga përgjegjësia politike, ashtu dhe nga ajo penale. Një ish-eksponent i Rilindjes i ka shpëtuar kësaj të fundit, por jo së parës.
Teza se vendi është kanabizuar dhe detyra e qeverisjes është shpërdoruar nga funksionarë të lartë të shtetit, duhet të rezonojë në publik, qeveri dhe qeveribërje. Opozita nuk ka marrë 'kokën' e Tahirit, por një shpërblim duhet ta çmojë te ajo që ka ndodhur me ish-ministrin.
Bima që përmbyti hartën dhe ekonominë e Shqipërisë ka mbirë më në fund edhe në terminologjinë juridike të Republikës. Precedenti që krijohet nuk është hakmarrës, siç opozita do ta donte, por nuk është pak, megjithatë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38