Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Tenori i njohur, Saimir Pirgu, deklaroi në një intervistë në TCh se i duhen 200 mijë shfaqje të rikuperojë një gomë të djegur në Shqipëri. Ky shqetësim i tenorit, të cilin nuk e ha meraku për realitetin e popullit shqiptar, por vetëm për imazhin se si kjo gjë perceptohet nga të tjerët, tregon gjendjen e mjerë ku e ka degraduar propaganda politike individin. Reagimi i tij është edhe prova që beteja me mendjet dixhitale do të jetë shumë e vështirë.
Duhet të pranojmë që produkti që shohim sot te mendimi i Pirgut nuk është i rastësishëm. Ai është produkt i një strategjie të mirëmenduar nga “piarët e inxhinjerimit social”, të cilët paguhen me shuma marramendëse nga Rilindja. Ky mashtrim i ka fillimet që në projektimin e Ramës si Ministër Kulture e më pas si kryetar bashkie i Tiranës. Realiteti dixhital filloi të merret në konsideratë nga “piarët” e politikës menjëherë pas një raporti të publikuar nga kompania amerikane Nielsen.
Sipas këtij raporti, një amerikan ndjek mesatarisht katër orë e 46 minuta TV, dhe “shpenzon 11 orë çdo ditë duke ndërvepruar me median”. Kjo ka sjellë reduktimin e komunikimit në slogane, të cilat paraqiten në forma titujsh në TV dhe portale të ndryshme. Gjithçka ka humbur kontekstin. Imazhi është bërë më i rëndësishëm se fjala. Ndaj jemi çdo ditë e më shumë konfuzë, por ama gjithmonë të argëtuar. Imazhet elektronike janë idhujt e kohës tonë. Tashmë nëse diçka nuk ekziston online, ajo nuk ekziston. Realiteti që na paraqitet intensivisht bëhet realiteti ku jetojmë, ndërkohë refuzojmë atë realitet që shohim me sytë tanë.
Këtë realitet të ri si dhe fuqinë e medias në komunikimin politik Rama e inkorporoi menjëherë në strategjinë e tij të komunikimit. Njerëzit me prirje autoritariste kanë nuhatje të hollë ndaj çdo lloj metodologjie që synon manipulimin e shoqërisë. Interneti dhe TV e ka thjeshtuar komunikimin duke e shndërruar mesazhin politik në akte të thjeshta fotografike pa përmbajtje, por verbuese. Që në krye të herës ai është dalluar për fiksimin e tij te fuqia e imazhit elektronik, i cili nëpërmjet realitetit të ri të komunikimit mund të ndërfutet dhunshëm në kokën dhe familjet e të gjithë shqiptarëve.
Kjo është edhe arsyeja kryesore se pse pranë tij pothuajse asnjëherë nuk shohim intelektualë, por vetëm mjeshtra të imazhit, dukjes, aparencës. Kjo është arsyeja pse në kryeministri kemi një aparat me qindra njerëz që kujdeset për vetëm për imazhin. Ai e di mirë efektin mpirës të një imazhi te njerëz të gjymtuar intelektualisht. Shumica janë të paaftë për të identifikuar gënjeshtrat për shkak të verbimit që ka sjellë intensiteti i imazheve që godasin pareshtur dhe pabesisht nga një media tërësisht e kapur.
Ai e di, që për shkak të inflacionit të informacionit edhe memoria kolektive është afatshkurtër. Nuk zgjat më shumë se disa sekonda. Ndaj edhe inkoherenca e qëndrimeve të tij duhet mirëkuptuar, sepse tashmë ai mendon dhe sillet në mënyrë digjitale, duke u ndërfutur shpesh edhe si publicitet si te Mamaqi, Çani, Arditi apo “kur do flasim?”.
Ai e ka kuptuar që shumica e shqiptarëve, jeton në botën e haluçinacioneve dhe “cicërimave” elektronike, Twitter, Facebook dhe duke njohur mirë efektin mpirës të iluzioneve, premtimeve dhe mirazheve te turmat e pashkolluara dhe të pastërvitura e servir në formën më elegante dhe artistike të mundshme sapunin për kaçkavall.
Si pasojë, kemi një masë amorfe pa sy, mendimi politik i së cilës është zëvendësuar me mendimin vulgar të një Big Brother-i gjigand, i cili nëpërmjet prozhektorëve, telekamerave universale, ekraneve kozmike dhe klloun-artistëve që prodhojnë silazhin magjik halućinant për të krijuar një qenie pa ndërgjegje. Sepse ai e shikon veten dhe realitetin përmes lenteve të degraduara të televizionit dhe kulturës së sëmurë që buron online dhe pandërprerë prej tij nëpër zgëqet më të largëta të Shqipërisë.
Ndërkohë, ata që tentojnë të komunikojnë jashtë strukturave dixhitale, që tentojnë të sfidojnë narrativën qendrore të propagandës zyrtare nëpërmjet argumenteve logjike të bazuara në fakte, janë bërë gati të pakuptueshëm për masën, dhe mendimi i tyre jo vetëm që nuk merret në konsideratë, por as nuk dëgjohet.
Beteja me ata të cilët janë nën efektin shkatërrues të kësaj propagande, duket shumë e vështirë për t’u fituar. Shqiptarët sot ndihen si qenie të padobishme, pa vetëdije, pa kurajo.
Shoqëria shqiptare është sot apatike, sepse shumica nuk besojnë më në asgjë. Shoqëria jonë ka humbur sot ndjenjën e qëllimit, ndjenjën e një të ardhmeje të përmbushur. Ajo që është akoma më e rëndë, është se zhgënjimi i thellë nga politika dhe propaganda trushplarëse, që u është bërë njerëzve, ka plagosur frymën e reagimit, ndjenjën e protestës, forcën e revoltës. Propaganda i ka bindur shqiptarët se në këtë vend të gjithë janë njësoj se e mira publike ka vdekur përgjithmonë.
Sfida më e madhe qe kemi përpara si shoqëri nuk është kurrsesi vetëm politike. Në radhë të parë ajo është sfidë kulturore. Suksesi më i madh i protestës studentore është pikërisht demaskimi i fytyrës së shëmtuar të këtij realiteti. Protesta e tyre risolli në jetë një Shqipëri të harruar, një Shqipëri të bukur. Ajo solli një dritë, e cila shpoi tejpërtej errësirën e pesimizmit, e cila ka paralizuar shoqërinë tonë.
Ajo tregoi sa lehtë mund të rrëzohen regjimet kur të gjitha zemrat rrahin bashkë. Drita dhe shpresa që lëvizja studentore ndezi në zemrat e shqiptarëve me ç’duket nuk do të shuhet derisa t’i vërë flakën kësaj karikature dixhitale. Ajo rrëzoi maskën dixhitale me të cilën është dekoruar mjerimi. Kjo duhet të jetë drita që duhet të udhëheqë zgjimin nga zhgjëndrra ku ndodhet sot Shqipëria. Vetëm kjo dritë mund ta shërojë impasin kulturor që solli Rilindja, metastazat e të cilës kërkojnë ndërhyrje radikale.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38