Flash News

KRYESORE

Sakrifikimi i Benjaminit, sot në sheshin ‘Skënderbej’ do kryhen homazhe në kujtim të tij

Sakrifikimi i Benjaminit, sot në sheshin ‘Skënderbej’ do

Sot, në orën 20:00, në sheshin ‘Skënderbej’ të Tiranës, do të kryen homazhe për Benjamin Feratin, 24 vjeçarin nga Tetova i Maqedonisë, i cili humbi jetën në det, në përpjekje për të shpëtuar nga mbytja dy vajza.

Njoftimi është bërë nga gazetari Erion Kristo, i cili ka ftuar qytetarët e thjeshtë dhe artistët, që të marrin pjesë në homazhet për ndër të djalit që sakrifikoi jetën e tij.

“Shqiptari ka pasur tradita shumë të mira të mikpritjes dhe nderimit të mikut. Prandaj ju ftoj sot në ora 20:00, në sheshin Skënderbej të bëjmë një homazh për mikun tonë hero, Benjaminin. Nëse ndonjë artist e muzikant e sheh njoftimin është i mirëpritur. Sillni lule qirinj dhe miq. Mund të ndihmoni dhe duke përhapur njoftimin”, shprehet Kristo.

Pak ditë më parë, Erion Kristo i bëri thirrje bashkisë së Vlorës që të shpallë ‘Qytetar Nderi’ Benjamin Feratit, dhe plazhit ku humbën jetën tre të rinjtë, t’i vendoset emri i tij.

Të fundit