Flash News

KRYESORE

Saktësi britanike, Theresa May jep datën dhe orën e Brexit

Saktësi britanike, Theresa May jep datën dhe orën e Brexit

Asnjë minutë më vonë: kryeministrja britanike Theresa May ka bërë të ditur tani datën e Brexit, ose më saktë ditën kur Britania e Madhe do të dalë nga Bashkimi Evropian. Do të jetë dita e hënë, më 29 mars, në orën 23.00, kur në Bruksel do të jetë mesnatë. Ajo e ka shkruar të zezë mbi të bardhë këtë duke bërë një amendim të ligjit që pritet të japë direktivat mbi divorcin me BE-në.

"Nuk do të tolerojmë asnjë përpjekje për të bllokuar daljen tonë nga Bashkimi”, shpjegoi liderja konservatore në një editorial të publikuar nga Telegraph me titull “Do të keni Brexit-in më të mirë të mundshëm”, ku ajo këmbëngulte se: “Brexit po ndodh”.

Të fundit