Flash News

KRYESORE

“Sala na e nguli, Rama na e shkuli”, fermeri përlotet para Bashës në Korçë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me fermerët e Dvoranit në Korçë.

Ai ka parë nga afër të gjitha produktet sezonale, kryesisht të mollëve të mbetura stok dhe pa treg, për shkak të politikave aktuale.

Fermerët i janë ankuar Bashës se qeveria ua ka ndërprerë subvencionet prej 5 vitesh, ndërsa njëri prej tyre në një moment nuk ka mbajtur edhe lotët.

“Mund të them me një batutë se “Sala na e nguli, Rama na e shkuli”. Berisha na subvencionoi dhe ne mbollëm, ky tjetri fare. Kam 10 vjet që e quaj veten fermer, jo mësues në pension që jam”, u shpreh fermeri.

Nga ana tjetër, banorët e zonës ankohen se mollët po shiten 20 lekë nën kosto, pra me 15 lekë të reja për kg. Sipas tyre nuk ka fuqi blerëse dhe treg për t’i shitur.

Të fundit