Flash News

KRYESORE

Salah nuk ndalet për popullin e tij, dhuron 450 mijë dollarë për t’ju siguruar ujin e pijshëm

Salah nuk ndalet për popullin e tij, dhuron 450 mijë dollarë

Futbollisti egjiptian i Liverpool, Mohamed Salah, përveç performancës së tij të shkëlqyer në fushën e lojës, ka treguar se është edhe një person që ndihmon dhe jep shumë për popullin e tij.

Fillimisht ishte një kompani celulare që dhuronte minuta falas në Egjipt për çdo gol që realizonte Salah. Ai gjithashtu arriti të merrte 1 milionë vota në zgjedhjet për president në Egjipt, pa qenë fare kandidat.

Futbollisti i Liverpool ka dhuruar donacione të shumta edhe për njerëzit në nevojë, ku së fundmi ka paguar 450 mijë dollarë për të ndërtuar një fabrikë për pastrimin e ujit të pijshëm në fshatin e tij të lindjes në Nagrig, e cila do të përdoret për furnizimin e përhershëm të fshatit dhe të gjithë zonës me ujë të pijshëm.

Të fundit