Flash News

KRYESORE

Salca që lufton migrenën

Salca që lufton migrenën

Disa ushqime mund të ndihmojnë në qetësimin e dhimbjes së kokës. Të tilla janë:

farat e linit (në sajë të vetive anti-inflamatore)

peshku i pasur në omega 3 (salmoni dhe sardelet)

kafja (nëse e ekzagjeroni mund të veprojë për të kundërtën)

speci i kuq djegës (kapsikaina njihet për efekt qetësues kundër çdo dhembjeje)

fara kungulli (në sajë të magnezit)

spinaqi (në sajë të vitaminës B2, e cila ndihmon fuqishëm në luftën kundër migrenës)

Kujdes: Mos neglizhoni të pini ujë mjaftueshëm

Salcë me spinaq

Një recetë fare e thjeshtë, e cila mund të shkojë shumë mirë me pastat, mishin dhe sallatat, mënyra më e mirë për të rritur konsumin e këtyre ushqimeve:

1 1/4 kupa spinaq

• 3 lugë të vogla borzilok të freskët

• 2 lugë të vogla fara kungulli, fara lini

• 2 1/2 lugë të mëdha vaj ulliri

• 3 lugë të vogla majdanoz

• 1 lugë të madhe lëng limoni

• kripë, piper, pak spec djegës te kuq

Bluajini të gjitha bashkë dhe është gati! Nëse doni mund ta ndani në kubikë dhe ta ngrini!

 

Të fundit