Flash News

KRYESORE

Sali Berisha: Bajram Rexhepi, një luftëtar guximtar i lirisë...

Sali Berisha: Bajram Rexhepi, një luftëtar guximtar i lirisë...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përcjellë edhe ai ngushëllimet e tij për vdekjen e ish-kryeministrit kosovar, Bajram Rexhepi. Në një postim në facebook, Berisha vlerëson lart ish-kryeministrin Bajram Rexhepi, si “një burrë të shquar, një luftëtar guximtar të lirisë, një shtetar të zotin”. Ja postimi i Berishës:

“Ish kryeministri i Kosoves, Bajram Rexhepi u nda sot nga jeta!

Te dashur miq, familja Rexhepi, Kosova dhe mbare kombi humben sot nje burre te shquar, nje luftetar guximtar te lirise, nje shtetar te zotin, ish-kryeministrin e Republikes se Kosoves, Bajram Rexhepi.

Me kete rast le t'iu shprehim ne ngushellimet me te sinqerta familjes se ish kryeministrit te ndjere Rexhepi, autoriteteve te Kosoves dhe te lutemi se bashku qe shpirti i tij i mire te prehet ne paqe! Sb”

Të fundit