All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Sali Berisha i jep lamtumirën motrës: Dhimbja dhe pikëllimi janë të thella

Sali Berisha i jep lamtumirën motrës: Dhimbja dhe pikëllimi
All - Paragraf - 1

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë sot lamtumirën e fundit motrës së tij, Hajrie Osmanajt, e cila u nda nga jeta ditën e djeshme.

All - Paragraf - 3

Berisha ka publikuar një status në “Facebook” ku shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje, ndërsa thekson se do të mbajë në zemër gjithnjë kujtimin dhe dashurinë e motrës.

Mbesa e Sali Berishës mesazh prekës për njeriun e dashur që humbi

Reagimi i Sali Berishës:

Te dashur miq!

Sot familja jone i dha lamtumiren e fundit motres time, Hajrie Osmanaj!

Nje mirenjohje te thelle te gjithe miqve dhe dashamiresve te shumte, qe me pranine dhe mesazhet e tyre lehtesuan dhimbjen tone!

Hajria u nda nga ne ne moshen 77 vjecare pas nje semundjeje, te cilen e perballoi me stoicizem dhe dinjitet te vertet.

Per mua dhe te gjithe familjen tone dhimbja, pikellimi nga kjo ndarje ishin te thella sepse, me dashurine, miresite e saj te pakufishme dhe perkushtimin ndaj te gjithe nesh, ajo nuk kishte moshe. Dashuria dhe miresia njerezore nuk kane moshe.

Ndaj ne sot, duke e percjelle ne banesen e fundit, i thame vertet lamtumire Hajries tone te dashur, por per te mbajtur gjithnje thelle e pergjithmone ne zemrat tona kujtimin dhe dashurine e saj!

I lehte qofte dheu sonte per ty motra ime e dashur!!

Të fundit