Flash News

KRYESORE

Sali Berisha rikthehet në Tropojë pas katër vitesh

Sali Berisha rikthehet në Tropojë pas katër vitesh

Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer pas katër vitesh në Tropojë, zona ku ai ka lindur dhe është rritur. Kjo është vizita e parë pas fushatës së 2013-ës, kur Berisha organizoi një miting me banorët e Bajram Currit.

Vizitat e Berishës në vendlindje kanë qenë shumë të pakta, sidomos kur ishte në pushtet. Në 2009-ën ai u rikthye në Tropojë pas 12 vitesh mungesë, vizitë e përsëritur edhe në 2013-ën.

Këtë herë nuk ishte fushata ajo që e dërgoi ish-kryeministrin në qytetin verior, por inaugurimi i bustit të Azem Hajdarit, hero i demokracisë, gjithashtu i lindur në Tropojë.

Basha nga Tropoja: Azem Hajdarin do e keni në mesin tuaj, sot ky qytet është më i bukur

Mediat bojkotojnë Bashën, zgjedhin kryeministrin Rama që i ofendoi publikisht

Të fundit